Mësuesja "i tërheq veshin" administratës Trump për gramatikën

Një mësuese e anglishtes, tashmë në pension ka kontrolluar gramatikën drejtshkrimore në një letër të firmosur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ka vënë re që letra kishte shumë gabime.

Yvonne Masson, e cila doli në pension vitin e kaluar kishte marrë një letër nga Shtëpia e Bardhe dhe të firmosur nga Presidenti Trump, ndërsa gabimet gramatikore i publikoi në internet, të korrigjuara.

Letra ishte një përgjigje ndaj letrës së saj, e cila i kishte bërë thirrje presidentit Trump që të takonte personalisht të afërmit e 17 viktimave nga të shtënat në një shkollë në Florida.

Masson kontrolloi letrën e ardhur nga administrata Trump dhe kishte vënë re më shumë se 11 gabime.

Është stilistikisht tmerruese", tha Mason, duke folur për Greenville News.

EMISIONET