Messi mrekullon Valverden: Më janë harxhuar fjalët

Messi mrekullon Valverden: Më janë harxhuar fjalët

Lionel Messi rikthehet të mrekullojë sërish dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë të apasionuarit e futbollit botëror. 

Pa fjalë ka mbetur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pas paraqitjes mbresëlënëse të argjentinasit në fitoren 5-1 të katalanasve kundër Real Valladolidit. Në sfidën e djeshme, Messi dhuroi 2 asiste perfekt dhe 2 gola vendimtar, ky një prej të cilëve me goditje standarte e bënë 32-vjeçarin njeriu e ndeshjes.

 “Çfarë tjetër mund të thuhet për të? Më janë harxhuar fjalët. Talenti i tij s’mund të krahasohet me asgjë; sa herë që ai e prek topin, diçka e veçantë ndodh. Unë thjesht nuk di çfarë të them. Ai po i afrohet formës së tij më të mirë pas dëmtimit. Ai ka talentin që s’e ka askush tjetër” u shpreh Valverde.


EMISIONET