Messi i “rekordeve” 600 ndeshje me Barcelonën

Messi i “rekordeve” 600 ndeshje me Barcelonën

Mbrëmjen e sotme La Liga ofron një duel interesant ku Barcelona pret Sevillan në një sfidë që premton spektakël.

Takimi i sotëm është i veçantë për yllin e Barcelonës Lionel Messi-n, i cili në orën 20:45, luan takimin e 600-të me fanellën e blaugranëve.

Argjentinasi debutoj më katalanasit në vitin 2004 , dhe që nga viti 2005 kur shënoi golin e parë dhe deri më tani, ka realizuar 523 gola , duke ndihmuar Barcelonën në fitimin e shumë titujve.

Sulmuesi 30 vjeçar është shpërblyer edhe me shumë tituj individual, ku vlen të theksohet 5 herë fitimi i “Topit të artë”.

EMISIONET