Messi e pranon: Në shtëpi festojmë golat e Realit të Madridit

Messi e pranon: Në shtëpi festojmë golat e Realit të

Djali i dytë i Lionel Messi, Mateo, ka gjetur një mënyrë për të provokuar babain e tij dhe vëllain e tij, Thiago. Ai feston golat e Real Madridit për të irrituar Thiagon, ndërsa gjithashtu ngacmon babanë e tij, kapitenin e Barcelonës, kur ekipi i tij humbet.

"Mateo pëlqen fanellat e çdo skuadre dhe i vesh ato", zbuloi Messi për TyCSports.

"Herën e fundit kur ishim duke luajtur Play Station, ai më tha:" Unë do të zgjedh Liverpoolin, ekipin që ju mposhti ju. Ai kupton pak, por ai nuk kupton ende sa duhet. Ashtu si kur kemi humbur kundër Valencias [dhe ai tha]: “Valencia të mundi. Ose ai e shikon televizorin dhe feston golat e Real Madridit për të irrituar Thiago", deklaroi Messi.

Kjo deklaratë e argjentinasi ka gëzuar pa masë tifozët e Real Madrdiit, të cilët kanë filluar të ironizojnë në rrjetet sociale.

Ish-mbrojtësi i krahut Alvaro Arbeloa i ka kërkuar Real Madridit të nënshkruajë me djalin e Lionel Messit, Mateo, pasi argjentinasi pranoi se i riu feston golat e "Los Blancos".

"Le të nënshkruajmë me atë", shkroi Arbeloa së bashku me disa emoji në "Twitter".

EMISIONET