Mesazhi prekës i ish-deputetit të PS për vëllain e vrarë

Ish deputeti i PS, Arben Ndoka ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka i cili u qëllua me 11 plumba natën e të shtunës në Lezhë.
“Punoi me djersë dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësite që mbulohen nga errësira e natës. La pas shumë njerëz që vajtojnë për te, sidomos familja e tij”, shkruan Ndoka.
Ai tregon se vellai i tij i ndjerë, 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, një punë e rënde për moshën, por falë kurajos dhe forcës së tij nuk ndalej para asgjëje.
Ish-deputeti kujton se me vonë Aleksandër Ndoka punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurrë nuk pertoi.
“Ndërkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie për të qenë sa më i realizuar në karriëre, duke punuar për 17 vitë në Policinë Ndertimore ( INUK), pastaj u be anëtar i këshillit bashkiak, duke qëne jo vetëm aktiv politikisht, por njëkohesisht i ndjeshem ndaj problemeve të cdokujt që i paraqitej në zyrë apo ambjente të tjera. Ishte njeri i dashur për të gjithe, i suksesshem në karriëre dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerezit ditë dhe natë”, shkruan ish-deputeti arben ndoka në postimin e tij në facebook.
Për vëllain e ekzekutuar nga persona ende të panjohur, ish-deputeti thekson se Aleksandër Ndoka ishte njeri i dashur për të gjithe, i suksesshem në karriere dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerëzit ditë dhe natë.
“Gjatë gjithë rrugëtimit të jetës se tij më ka bërë krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat që i kanë hije një burri”, shkruan më tej Ndoka në postimin e tij në facebook.
Ndërkohë policia e Lezhës dhe ekspertë të mbërritur nga drejtoria e përgjithshme në Tiranë, po vazhdojnë hetimet ende pa rezultat në lidhje me atentatin ku u qëllua me 11 plumba 48-vjerçari Aleksandër Ndoka.
Reagimi i ish-deputetit Arben Ndoka
Vëllai im i ndjerë, ka kaluar një jetë me sfida e vuatje që në moshë të mitur. 16 vjeç nisi punën tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, një punë e rëndë për moshen, por falë kurajos dhe forcës së tij nuk ndalej para asgjëje. Më vone punoi në ndërmarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune të thjeshta, por ai kurrë nuk përtoi. Ndërkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie për të qenë sa më i realizuar në karriëre, duke punuar për 17 vitë në Policinë Ndertimore ( INUK), pastaj u be anëtar i këshillit bashkiak, duke qëne jo vetëm aktiv politikisht, por njëkohesisht i ndjeshem ndaj problemeve të cdokujt që i paraqitej në zyrë apo ambjente të tjera. Ishte njeri i dashur për të gjithe, i suksesshem në karriëre dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerezit ditë dhe natë.
Gjatë gjithë rrugëtimit të jetës se tij më ka bërë krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat që i kanë hije një burri. Punoi me djersë dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugëtim u pre shumë shpejt nga ligësite që mbulohen nga errësira e natës. La pas shumë njerëz që vajtojnë për te, sidomos familja e tij.
Qofsh i parajsës Vellai im i dashur!