Lufta mes reperëve Kanye West dhe Travis Scott ka marrë fund. Kjo gjë është vërtetuar në koncertin që mbajti Travis në Los Anxheles ku ishin të pranishëm Kanye me gruan e tij.

Ishte vetë Kim Kardashian që bëri disa postime në Instagram duke shijuar koncertin e Travis. Sherri mes tyre nisi nëpërmjet projekteve muzikore ku bashkëshorti i Kylie Jenner dhe Drake bënin diss-e për firmat Nike dhe Adidas.

Kanye nuk e pëlqente këtë gjë pasi ai është një prej stilistëve që sjell koleksione çdo sezon për Adidas. Drama duket se ka marrë fund dhe për këtë mund të kenë ndikuar motrat Kim dhe Kylie.

Ato duhet të jenë bërë shkak që lufta mes dy reperëve të përfundojë pasi tani janë edhe pjesë e një familjeje.

/Ora News.tv/