Merkato, Inter e Roma duan yllin e Atalantës

Merkato, Inter e Roma duan yllin e Atalantës

Dueli për një vend në Champions nuk është i vetmi, me Romën dhe Interin që përplasin "brirët" edhe në merkato.

Dy gjigandët e Seria A po hasin shumë vështirësi në repartin e sulmit dhe kanë shenjëstruar Duvan Zapatën si njeriun kyç për zgjidhjen e problematikave. Kolumbiani ka shkëlqyer këtë sezon në elitën e futbollit italiani, duke shënuar 14 gola në 8 javë, katër prej të cilëve pasditen e sotme kundër Frosinones.

Megjithatë, për kartonin e kolumbianit, Sampdoria kërkon plot 40 milion euro, shifër e kripur kjo edhe për skuadra si Roma e Inter.  Aktualisht 27-vjeçari luan në formulën e huazimit te Atalanta, e cila ka paguar 14 milion euro për një sezon hua, me 12 milion euro të tjera për blerjen përfundimtare.

EMISIONET