"Merkato e vakët", Marini: Ja pse nuk isha aktiv në Shqipëri

"Merkato e vakët", Marini: Ja pse nuk isha aktiv në

Menaxheri i futbollit, Elton Marini pohoi se gjatë merkatos së janarit ka qënë shumë pak aktiv në futbollin shqiptar për shkak se synimi i tij ishte transferimi i klientëve të tij në kampionate më të mira se në Shqipëri.

I ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora Marini tha se lëvizjet në këtë merkato ishin të pakta këto për shkak edhe të krizës.  

"Unë kam qënë më pak aktiv në këtë merkato në futbollin tonë, pasi kam qënë në kontakt me ato kolegët e mi për kampionate më të mira se në vendin tonë. Ndërkohë lëvizjet në këtë merkato në Shqipëri ka qënë tepër e vakët. Ka pasur lëvizje të shumta te ekipet e fundit të tabelës. Mendoj se kriza ekonomike ka ndikuar. Ekipet e kreut e kanë menduar se skuadra i tyre është mirë dhe i solidarizuar dhe për mua ky është një gjë e mirë," 
tha Marini. 

EMISIONET