Merkato e Milanit, Marco Fassone zbulon enigmat

Merkato e Milanit, Marco Fassone zbulon enigmat

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone këmbëngul se mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci do të qëndrojë tek Milani për një kohë të gjatë.

"Leo është kapiteni ynë, ai nuk është një nga lojtarët që ne po diskutojmë apo negociojmë për ta larguar. Ai është një nga pikat e forta të ekipit dhe ai do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Halilovic? Jemi shumë pranë marrëveshjes.

"Kjo është një mundësi për një lojtar shumë të talentuar, i cili do të plotësojë skuadrën e Milanit. Tregu? Ne kemi para në dorë për të investuar në treg nëse dëshirojmë.

"Li nuk na ka bërë të humbasim asgjë, por ajo që duhet të merremi janë rregullat e "Fair Play Financiare". Vitin e kaluar ne u liruam nga Marrëveshja Vullnetare e pretenduar, por këtë vit ne duhet të balancojmë të ardhurat dhe shpenzimet.

Shitjet e emrave të mëdhenj? Asnjë lojtar nuk ka ardhur tek Mirabelli ose unë të them se ata duan të largohen. Nëse do të ndodhte, ne do të mendonim për këtë, sepse kushdo që qëndron duhet ta bëjë këtë me bindje, por shpresojmë që të mos ndodhë"
.-deklaroi Fassone.

Bonucci ishte lidhur me një kalim tek Paris Saint-Germain dhe Manchester United, ndërsa Haliloviç është një sulmues 22 vjeçar, i cili kaloi dy sezone me Barcelonën, por u largua nga Hamburgu dhe Las Palmas në sezonin e shkuar.

EMISIONET