Merkato e mbyllur? Gjiganti Europian nis bisedimet me Paul Pogba

Merkato e mbyllur? Gjiganti Europian nis bisedimet me Paul Pogba

Manchester United nuk dëshiron të përsërisë gabimin vitit 2012, ku e lejoi Paul Pogba të largohet me parametra zero drejt Juventusit.

Dhe për këtë fakt, drejtuesit e "Djajve të Kuq" janë të gatshëm t'i ofrojnë një zgjatje të kontratës së francezit, me atë aktuale që skadon në verën e vitit 2021. Sipas "L'Equipe" përfaqësuesit e klubit me seli në Manchester do të takohen me agjentin e Pogba, Mino Raiola në ditët në vijim për të diskutuar mbi mundësinë e zgjatjes së kontratës së lojtarit.

Fituesi i Kupës së Botës ishte i lidhur me një largim nga "Djajtë e Kuq" në merkaton e kësaj vere, me Realin e Madridit dhe Juventusin që ishin gati ta bënin 26 vjeçarin pjesë të tyre që në këtë sezon futbollistik.  

Mbetet të shihet përgjigjia e Pogba, i cili nuk po kalon një moment të mirë për shkak të krisjeve të marrëdhënieve me tifozët anglez.

EMISIONET