Merkato drejt fundit, Barcelona sfidon Bayernin për mesfushorin e Juves

Merkato drejt fundit, Barcelona sfidon Bayernin për mesfushorin e Juves

Neymar JR nuk është lojtari i vetëm në listën e dëshirave të Barcelonës.

Klubi spanjoll kërkon të përforcohet sa më shumë për të arritur të fitojë sërish UEFA Champions League dhe në listën e dëshirave nuk mungojnë emra të rëndësishëm. Neymar JR qëndron në krye të listës së Ernesto Valverde, ndërsa së fundmi, në objektivat e spanjollëve ka përfunduar mesfushori i Juventusit, Emre Can.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, konkretisht "Gazzetta dello Sport". Për të arritur te Can, Barcelonës i duhet të mposht konkurencën e Bayern Munich, me gazetën italiane që e pohon se kampionët e La Liga janë para me tratativat.

25 vjeçari arriti në "Juventus Stadium" nga Liverpool në verën e kaluar me parametra zero dhe e shikon Can si një burim të shkëlqyer fitimi. Për kartonin e tij, Juventus kërkon jo më pak se 30 milionë euro. Mbetet të shihet se si do të shkojnë tratativat mes Can dhe skuadrave të interesuara, me merkaton e futbollistëve që mbyllet pas 4 ditësh, konkretisht më 2 shtator.

EMISIONET