Mendonte se kishin koronavirus, burri qëllon për vdekje me revole gruan dhe veten

Mendonte se kishin koronavirus, burri qëllon për vdekje me revole

Një burrë 54 vjeç ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas veten. Autoritetet thonë se ishte një vrasje-vetëvrasje sepse mendonin që ishin të infektuar me koronavirus.

Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will, policët që kishin shkuar për të kryer një kontroll mirëqënie, kanë zbuluar kufomat e Patrick Jesernik 54 vjeç dhe Cheryl Schriefer 59 vjeç.

Trupat e tyre u gjendën në dhoma të ndara në shtëpi dhe të dy ishin qëlluar në kokë me një revole e cila ndodheshe pranë Jeserink.

Autoritetet deklaruan se të gjitha dyert dhe dritaret brenda shtëpisë ishin mbyllur nga brenda dhe shtëpia ishte e rregullt, nuk kishte shenja luftimi.

Personi që njoftoi policinë u shpreh se ishte shqetësuar për faktin që nuk i kishte parë dhe komunikuar më me ta.

Është raportuar se Schriefer kishte vështirësi në frymëmarrje, e cila është një nga simptomat e koronavirusit. Familja tha që për dijen e tyre, ajo nuk kishte marrë rezultatin e provës.

Të nesërmen, një autopsi u krye në çift dhe zbuloi se gruaja ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës në distancë të afërt. Vdekja e saj u vendos si një vrasje.

Jesernik vdiq si pasojë e një plagë me armë të vetë-shkaktuar, dhe vdekja e tij u vendos si një vetëvrasje. Burri dhe gruaja testuan negativisht për COVID-19.

EMISIONET