Menaxheri i Dua Lipës: Mund të kemi një bashkëpunim me Madonnën që do thyejë rrjetin

Menaxheri i Dua Lipës: Mund të kemi një bashkëpunim me

Dua Lipa mund të vijë së shpejti në një bashkëpunim me Madonnën, sipas menaxherit të saj.

Ben Mawson gjatë një interviste për “Music week”, ka treguar se albumi i fundit i Duas “Future Nostalgia” është ndikuar shumë nga albumi i Madonnës “Confessions on a Dancefloor” dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.

Kur u pyet nëse Dua mund të jetë një Madonna e ardhshme, Mawson u përgjigj: Ajo patjetër që do ketë një karrierë të gjatë, është padyshim ylli i pop-it. Madje në fakt ne po mendojmë edhe një bashkëpunim me Madonnën, ku me siguri do thyejë rrjetet. Unë do i shkruaj një email asaj dhe do e shohim nëse do pranonte.

Kur e takova Duan, ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe më ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna. Krijova shumë besim tek ajo për shkak të personalitetit dhe karizëms që ka.

EMISIONET