Menaxheri flirton me zikaltrit, Interi i "vjedh" Napolit talentin marokien

Menaxheri flirton me zikaltrit, Interi i "vjedh" Napolit talentin

Edhe pse Napoli ka arritur një akord me mesfushorin maroken Sofyane Amrabat për shifrën e 15.6 milionë eurove në verën e ardhshme, presidenti De Laurentiis nuk po gjen gjuhën e përbashkët me vetë futbollistin.

Për të përfituar nga kjo situatë, duket gati Interi, me dyshen Marotta-Ausilio që kanë pritur këtë pasdite në zyrat e klubit menaxherin e Amrabat, Muhamed Sinouh. Takimi ka përfunduar, ndërsa palët u shfaqën mjaft optimiste.

Drejtuesit zikaltër synojnë që në këtë merkato të ofrojnë mesfushorë me cilësi dhe pas Vidalit dhe Eriksen në optikën e Interit është edhe Amrabat.

EMISIONET