Memushaj "gradohet" kapiten: Jemi përmirësuar, duhet të shënojnë edhe mesfushorët

Memushaj "gradohet" kapiten: Jemi përmirësuar, duhet të

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledion Memushaj do të jetë kapiteni i kuqezinjve në takimin kualifikues të Euro 2020 ndaj Moldavisë. Në konferencën për shtyp para duelit që do të zhvillohet nesër, futbollisti i Pescara u shpreh se takimi ndaj Moldavisë do të tregojë një tjetër fytyrë të kuqezinjve.

"Normal që ndeshja me Turqinë na zhgënjeu shumë, por besoj se duhet ta harrojmë sa më shpejt sepse nesër kemi një ndeshje tepër të rëndësishme. Duhet të përmirësohemi si ekip. Besoj se edhe me Turqinë treguam se nga ana teknike dhe taktike jemi përmirësuar shumë dhe duhet ta tregojmë nesër akoma më shumë. Këto janë nga ato ndeshjet që janë të vështira nga njëra anë por edhe nga ana tjetër tregojnë se sa është pjekur ky ekip. Për anën ofensive nuk duhen vetëm sulmuesit por edhe mesfushorët që duhet të përmirësohen,"-përfundoi Memushaj.


EMISIONET