Mema: Shqipëria humbi ekuilibrat, shpresoj të drejtoj një derbi në këtë stadium
Ish trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka qënë prezent në shkallët e stadiumit të ri kombëtar për të parë sfidën mes Shqipërisë dhe Francës, të fituar nga "gjelat" me shifrat, 2-0.
Pas ndeshjes, Mema u ndal për mikrofonin e "Rtv Ora", ku në lidhjen me emisionin e "Ora Sport" pohoi se skuadra kuqezi humbi ekuilibrat, ndërsa nuk përjashtoi që në të ardhmen të zhvilloi një takim derbi në këtë impiant.
"Nuk na duhet vetëm stadiumi i mirë, por edhe një ekip i mirë. Skuadra humbi ekuilibrat. Përpos elementëve që ka Franca, ne nuk krahasohemi me ta. Çdo trajner që vjen në Shqipëri duhet të përshtatet me lojtarët dhe jo me veten. Shpresoja ta bëja një ndeshje derbi në këtë stadium, por nuk ndodhi kështu. Gjithsesi, në të ardhmen nuk përjashtohet diçka," deklaroi Mema.
VIDEO/ Franca "kockë e fortë" për kuqezinjtë, Stadiumi inagurohet me humbje