Të paktën 23 persona humbën jetën pasi flakët përpinë një lokal në shtetin meksikan të Veracruz, bënë të ditur autoritetet zyrtare sot.

Zjarri ra gjatë natës së të premtes në një lokal në një qytet bregdetar në jug të vendit dhe nga autoritetet zyrtare është quajtur "i qëllimshëm"

Nga viktimat 8 janë gra dhe 15 burra, ndërkohë 30 të tjerë janë plagosur rëndë. Dyshohet se një bandë është përfshirë në këtë sulm.


/Ora News.tv/