Meksikë, gjenden 166 kafka në një varr masv

Meksikë, gjenden 166 kafka në një varr masv

Kafkat e të paktën 166 njerëzve janë gjetur në një varr masiv në shtetin lindor të Meksikës, Veracruz.

Prokurori i shtetit Jorge Ëinckler tha se kafkat dhe mbetjet e tjera njerëzore kishin qenë atje për të paktën dy vjet.

Vendndodhja e saktë nuk është zbuluar për arsye sigurie, shtoi ai. Trafikantët e drogës e kanë përdorur Veracruz si një terren për viktimat e tyre për shumë vite. Në mars të vitit 2017, 250 kafka u gjetën në një tjetër varr masiv atje.

Ëinckler u tha gazetarëve se hetuesit kishin gjetur edhe rreth 200 artikuj të veshjeve, më shumë se 100 karta identiteti dhe sende të tjera personale.

Zyrtarët po përqëndrohen në kafka për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave.

Dronët dhe radarët që depërtojnë në tokë po ndihmojnë për të gjetur mbetjet dhe ekspertët e mjekësisë ligjore ende punojnë në vendngjarje, shtuan zyrtarët.

Ëinckler nuk përjashton gjetjen e më shumë viktimave.

Të afërmit e njerëzve që janë zhdukur në Meksikë kanë kohë që kanë bërë fushatë për të bërë më shumë për t'i ndihmuar ata të gjejnë të dashurit e tyre.

Dhuna me drogë në Meksikë është rritur që nga viti 2006 kur ushtria u vendos për të luftuar kartelet e fuqishme. Që atëherë, më shumë se 200.000 njerëz janë vrarë, duke përfshirë një rekord prej 28.702 vitin e kaluar.

Ndërsa 37.000 njerëz janë regjistruar si të zhdukur.

Viktimat përfshijnë anëtarë të kartelit, por edhe emigrantë që drejtohen në SHBA që refuzojnë të rekrutohen.

EMISIONET