Meksika kërkon bisedime për 'zonën e heshtjes'

Meksika ka kërkuar bisedime urgjente me OKB pasi një raport i lidhi forcat e sigurisë me zhdukjet masive në shtetin veri-lindor të Tamaulipas.

Raporti i OKB thotë se të paktën 21 persona janë zhdukur që në shkurt, pasi janë ndaluar nga forcat e sigurisë rreth Nuevo Laredo-s.

Një numër reporterësh janë vrarë në Tamaulipas dhe zyrtarët e OKB e quajnë vendin 'zona e heshtjes'.

Këtë javë, gazetari Hector Gonzalez u gjet i rrahur për vdekje në këtë shtet.

Qeveria meksikane thotë se do të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe për gjetjen e të zhdukurve.

Gjithashtu, qeveria kërkoi më shumë informacion nga OKB.

OKB publikoi raportet të Mërkurën, duke dokumentuar zhdukjen e të paktën 21 vetëve.

"Shumë prej tyre thuhet të jenë ndaluar dhe zhdukur gjatë ditëve të zakonshme të tyre," shprehet komisioneri i lartë i të drejtave të njeriut Zeid Ra'ad al-Hussein.

"Është tmerrues fakti, që të paktën 5 prej viktimave janë minorenë dhe tre prej tyre vetëm 14 vjecc. Këto krime, të ndodhura në  vetëm katër muaj, janë mizore."

Aktivisti i të drejtave të njeriut në Meksikë mendon se numri i të zhdukurve në Nuevo Laredo është më shumë se 40.

Më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur që kur Meksika i shpalli luftë krimit të organizuar, më dhjetor të 2006-s.

EMISIONET