Meksika do të deportojë rreth 500 emigrantë që u përpoqën të sulmonin kufirin amerikan, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit.

Emigratët u përpoqën të kalonin kufirin në mënyrë të dhunshme dhe ilegalisht të dielën, tha ministria në një deklaratë. Në një video tregohen dhjetra njerëz, përfshirë gra e fëmijë, që shkojnë drejt gardhit që ndan dy vendet pranë qytetit të Tijuanë.

Zyrtarët amerikanë të kufirit përdorën gaz lotsjellës për ti zmbrapsur.

Ishin të paktën një grup prej gati 500 emigrantëve që u përpoqën të kalonin kufirin në një mënyrë të dhunshme.

"Ata që u identifikuan se morën pjesë në këto ngjarje të dhunshme do të dëbohen menjëherë,"-tha Ministria e Brendshme.

Ndërsa shtoi se veprimet e emigrantëve shkelën kuadrin ligjor të migracionit dhe mund të kishin çuar në një incident serioz.

Tensionet kanë qenë të larta në Tijuanë që nga ardhja e mijëra emigrantëve më heret këtë muaj.

Ata arritën në Tijuanë pasi udhëtuan më shumë se 4.000 km nga Amerika Qendrore.

Ndërsa shprehen se po largohen nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre në Honduras, Guatemala dhe El Salvador.


/Ora News.tv/