Meksika 'blindon' kufirin me SHBA

Meksika ka pozicionuar 6,000 ushtarë të Gardës Kombëtare në kufirin e saj me Guatemalën, në një përpjekje për të frenuar rrjedhën e emigrantëve që shkojnë drejt SHBA.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard ndodhet në Washington në përpjekje për të ndaluar SHBA-të të vendosin tarifa tregtare ndaj mallrave meksikane për shkak të emigracionit të paligjshëm.

Presidenti i SHBA Donald Trump është zotuar të miratojë të hënën tarifat e importit prej 5% nëse nuk arrihet marrëveshje.

Të mërkurën, Trump tha se nuk është bërë progres aq sa duhet.

Pas bisedimeve të fundit të së enjtes, Ebrard tha se ishte "një njeri optimist".

Ai tha se forcat do të vendosen në kufirin jugor të Meksikës me Guatemalën për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në SHBA.

"Janë 6.000 ushtarë që do vendosen atje,"-tha Ebrard, duke shtuar se bisedimet do të vazhdonin të premten.

EMISIONET