Megaoperacioni kundër mafias në Itali: Mes 334 të arrestuarve politikanë, policë e avokatë

Megaoperacioni kundër mafias në Itali: Mes 334 të arrestuarve

Autoritetet italiane kanë mundur të zbardhin lidhjet e politikës e botës së biznesit me mafian kalabreze Ndrangheta. 416 persona janë vënë hetim e 334 në pranga në një mega operacion ndërkombëtar.

Antimafia italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion ku morën pjesë rreth 3 mijë trupa policorë, e që çoi në ekzekutimin e 334 urdhër arrestimeve në Itali e në vende të tjera.

Operacioni është koordinuar nga Antimafia e Catanzaros nën drejtimin e Prokurorit Nicola Gratteri i cili ka deklaruar "se ky është një nga mega hetimet më të mëdha që janë kryer pas mega proceseve të viteve më parë në Palermo."

Operacioni i koduar "Rinascita Scott" ka vënë në pranga mafioze, politikanë, avokatë e profesionistë të njohur. Mes të arrestuarve janë ish-senatori i Forza Italia Gianluca Pittelli, ish-deputeti i PD e ish- nën guvernatori i Rajonit të Kalabrias Nicola Adamo, ish-këshilltari rajonal i PD në Kalabri Pietro Giamborino, sekretari i PSI kalabreze Luigi Incarnato.

Mes të arrestuarve është dhe ish-komandanti i repartit operativ të Policisë së Catanzaros Giorgio Naselli.

Operacioni është shtrirë në territoret e rajoneve të Lombardia, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania e Basilicata si dhe në Gjermani, Zvicër e Bullgari.

Në hetim janë vënë 416 persona me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, vrasje, kërcënim, zhvatje, fajde, falsifikim pronësie, riciklim parash etj të dokumentuara në dosjen hetimore prej 250 faqesh.

Sipas Antimafias italiane hetimet kanë mundur të identifikojnë asetet e mafias ndranghetiste të Vivo Valentias shtrirë në tërë territorin nacional italian e jashtë kyfijve të Italisë si dhe lidhjet e tyre me politikën e botën e sipërmarrjes.

Rreth mesdites në një konferencë per shtyp prokurori i antimafias Nicola Gratteri do të zbardhë detajet e operacionit.

EMISIONET