Mediat sportive: Pogba qëndron te United në rast se drejton ky trajner

Mediat sportive: Pogba qëndron te United në rast se drejton ky trajner

E ardhmja e Paul Pogba te Manchester United është ende në pikëpyetje, me Juventusin që e pret me krahë hapur rikthimin e tij në "Allianz Stadium".

Megjithatë, rruga e kampionit të botës drejt Torinos mund të karakterizohet me një kthesë 360 gradë, pasi sipas disa mediave angleze ardhja në "Old Trafford" e Zinedine Zidane mund të ndryshojë tërëisht vendimin e Pogba.

Sipas "Rai Sport" agjenti Mino Raiola ka qenë në kontakt të përsëritur me Juventusin për t'i siguruar ata se është i gatshëm për transferimin në Torino.

Pogba nuk ka bërë asnjë sekret të raportit të tij të tensionuar me taktikën portugeze dhe pronarët e klubit mund të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje mes lojtarit dhe trajnerit të tij.

Mesfushori i Francës ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke vendosur një rekord botëror në tregun e merkatos, pasi u ble nga United për snjë shifër prej 105 milionë eurosh.

EMISIONET