Mediat sportive e bëjnë zyrtare, sulmuesi argjentinas zbarkon nesër në Francë

Mediat sportive e bëjnë zyrtare, sulmuesi argjentinas zbarkon

Orë vendimtare në aksin Paris-Torino. Lajmi vjen nga "SportMediaset", që zbulon se ditën e nesërme, njerëz të afërt të Paulo Dybala do të udhëtojnë drejt kryeqytetit francez për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me PSG-në.

Pozicioni i tij në Torino duket i paqëndrueshëm dhe të shumtë janë spekulimet që e lidhin me një largim nga ngjyrat bardhezi. 25 vjeçari argjentinas shihet si pasuesi i Neymar JR te PSG. Për këtë fakt, të afërm të Dybala po mundohen të shikojnë pozicionin e lojtarit në rast se zgjedh francezët për të vijuar karrierën.

Vetëm pas takimit nesër do të fillonin bisedimet midis klubit parizian dhe Juventus, duke lënë pak ditë që marrëveshja të përfundonte përpara se afati i transferimit të mbyllet në 2 shtator. Ndërkohë, Neymar shihet gjithnjë e më afër Realit të Madridit, që kërkon të përforcohet për të qënë në garë për titullin në La Liga.

EMISIONET