Mediat italiane zbulojnë prapaskenat: Trajneri i Shqipërisë zyrtarizohet pas Andorrës

Mediat italiane zbulojnë prapaskenat: Trajneri i Shqipërisë

Mungon vetëm "OK" i trajnerit për stolin e kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas asaj që shkruan portali italian "Cittaceleste.it", zgjedhja e Federatës Shqiptare të Futbollit për stolin e kombëtares është një dhe vetëm një, Edi Reja. Ish-trajneri i Lazios, mund të zëvendësojë të shkarkuarin Christian Panucci në stolin  e kuqezinjtë, por më parë duhet të shohë se si do të sillen futbollistët, mbrëmjen e sotme ndaj Andorrës.

Një gjë e tillë është pohuar nga vetë 73 vjeçari, i cili ka zbuluar se ka pasur kontakt me FSHF-në dhe ka marrë 24 orë kohë për të vendosur.

"Dje kam shkuar për të folur me Federatën Shqiptare. Kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet nga ajo që Kombëtarja do të bëj sonte kundër Andorrës."-është përgjigjur shkurtimisht Reja.

Aktualisht përfaqësuesja shqiptare e futbollit drejtohet nga dyshja Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, të cilët do të ulen në krye të stolit kuqezi të paktën në takimin e sotëm kundër Andorrës.

EMISIONET