Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se nuk ka dijeni që dekreti i Presidentit Meta për 13 tetorin nuk është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo deklaratë e saj erdhi pas një mesazhi lexuar nga moderatorja Sonila Meço, ku një jurist i shkruante se ky dekret nuk ishte botuar.

Sonila Meço: Më shkruan një jurist. Përse qendra e botimeve zyrtare nuk e ka botuar ende dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit duke tejkaluar të gjitha afatet. 

Dekreti ka dalë në 27 qershor dhe vazhdon ende të mos botohet edhe pse ka dalë brenda ditës. Kush do të mbajë përgjegjësi?

Etilda Gjonaj: Nuk e kam këtë informacion që nuk është botuar. Si të botohet si të mos botohet qendra e botimeve zyrtare i jep fuqi ligjore.


/Ora News.tv/