“Me zorrë në dorë ma futi gjithë ujin në trup e makinë”, Visjani tregon çfarë i punoi lavazhieri

“Me zorrë në dorë ma futi gjithë ujin në trup e

Aktori i humorit Visjan Ukcenaj, tregoi një situatë të sikletshme me një lavazhier gjatë rrugës kur po shkontë për punë në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

“Një ditë, dal me makinë edhe nuk kisha ujë me fshi xhamat edhe shof një lavazh, ishte një çun me zorrë në dorë, e hap xhamin e i them o flori të lutem do më hedhësh një çikë ujë me zorrë ta fshij xhamin, e më thotë po mo lale. Unë bëj me mbyll xhamin, ai lëshoi zorrën. Ma futi gjithë ujin në makinë dhe në trup, e pashë një herë e i thash çfarë je duke bërë mo plako, unë të thashë laj xhamin, jo mua. E më tha o vëlla ma bëj hallall se nuk e dija që e kishe xhamin hapur. Skandal, ika u ndrrova dhe shkova me vonesë në punë”, tregon aktori i humorit Visjan Ukcenaj.

EMISIONET