Ështe në të 40-at, dhe sërish e pamartuar. Fjodora Fjora, ka rënë shumë në sy për këtë pjesë, por asnjëherë nuk ka dhënë me detaje një shpjegim për vendimin e saj.

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Fjodora tha përballë moderatores Ester Bylyku, se martesa nuk është për të, duke treguar dhe disa histori të shkurtra.

Ester Bylyku: Ti ende nuk je martuar. E mendon ndonjëherë përse, çfarë mund të ketë ndodhur?

Fjodora Fjora: Nuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Në rastin tim kanë qenë dy arsyet e mëdha. E para, kur më ka ardhur martesa në derë, më ka ardhur minimumi tre herë, madje qesh dhe u them njerëzve të mi: “Turp më vjen ta them, por në dy prej tyre e kam kthyer unazën. Për 1 mijë arsye, nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, ndihesha jo gati. I kam shkuar martesës shumë afër, por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk mërzitem fare për këtë. Sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lumtur.

/Ora News.tv/