Më mirë emigrant i thjeshtë në një cep toke ku frymon qytetaria

Më mirë emigrant i thjeshtë në një cep toke ku frymon

Shqiperia i ngjan nje anije qe po mbytet, ku sado duar te mundohen ti japin nje te shtyre, uji e ka fituar betejen per ta zhytur brenda. Ndersa shkel neper qytetet europiane, aty ku kemi endrren dhe deshiren te jemi si te barabarte, e kupton me zhgenjim qe ne fakt jemi shume po shume larg tyre. Arsyet jane te panumerta dhe te hysh ti rendisesh te duhet rreshta pa fund, e ndersa i kujton druan mos harron ndonje, e behesh edhe me keq sesa ishe. Per fat te keq jemi nje tren pa vagone, i humbur ne nje rruge pa krye, ku ndersa haptazi na genjejne se po marrim rrugen drejt perendimit, ne fakt i largohemi perhere e me shume atij. 

Teksa ke ikur pak dite me deshiren per tu qetesuar dhe pare dicka te re e te bukur, aty diku ne nje lagje apo cep te perendimit qe ka mikepritur me dhe pa hir multikulturalizmin, kthehesh dhe gjen edhe me keq qytetin e vendin tend, qe po prekin fundin. Po tallen te gjithe me ne!!! Ka me shume rremuje, plehra, arome kundermuese, kaos, ligj te fortish dhe mbi te gjitha stres. Sa shume ne fakt e kerkova stresin por se gjeta kund ne europe, jo ate frymor mos te ngaterrohemi, por ate stresin qe i ka lodhur e plakur, merzitur pa fund shume shqiptare te ndershem qe vrapojne te kerkojne nje jete me te mire ne Europe. 

Kete rruge po kerkojme te gjejme te gjithe, meqe rruget e vendit tone po shemben njera pas tjetres nga skandalet, korrupsioni, varferia, krimi e pasiguria qe bashkejetojne me ne sikur te mos ishin asgje. 

Me vjen keq ta them por me shume po e besoj dite pas dite se kjo toke eshte mallkuar per te mos u bere, e per te mos qene shtepia ku lindem e u rritem, e qe duhet te vazhdojme t'ia frymojme "muret" e saj. Me mire atje mergimtare i thjeshte ne ate cep toke ku frymon qytetaria, sesa ne nje vend ku mbret eshte injoranca, babezia dhe krimi ...

EMISIONET