Këngëtari Alban Ramosaj ka konfirmuar se po shijon një lidhje të bukur dashurie, por ende nuk dëshiron ta bëjë publike. I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ai kërkoi që ta lejonin ta shijonte më shumë në privatësi.

Identiteti i vajzës që i ka vjedhur zemrën Albanit dhe e bën të kompozojë këngë të bukur mbetet ende mister.

Roza Lati: Epo gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur.

Alban Ramosaj: Jo, jo. E thashë edhe më herët, jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse do evolon në dicka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht.

/Ora News.tv/