"Më josh La Liga", Roshi: Ëndërroj të luaj në Botëror

"Më josh La Liga", Roshi: Ëndërroj të luaj në

Odise Roshi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon me fanellën e Akhmat Grozny.

Klubi rus po kalon një moment të vështirë në kampionat, por futbollisti i kombëtares shqiptare ka treguar një nivel të lartë, duke kontribuar edhe me 3 gola.

Në kohë merkatoje, çdo futbollist synon që të ndryshojë ekip dhe përjashtim nuk është as "raketa" kuqezi, që i shkel syrin La Ligës spanjolle. 

"Shpresoj, na duhen shumë pikë me thënë të drejtën se nuk jemi mirë në tabelë. Shpresoj të ngrihemi dhe t'i marrim avash avash gjërat. Normale është një kënaqësi e madhe. La Liga është një nga kampionatet më të mëdha. Do ishte një kënaqësi që të shkoj aty, por për momentin jam te ekipi im, jap maksimumin aty dhe kur gjërat të jenë zyrtare "PO", kur nuk janë zyrtare nuk mund të flas para kohe". 


Edi Reja ka fituar zemrën e të gjithë futbollistëve në kombëtare dhe Roshi është njëri prej tyre.

"Është një trajner me shumë eksperiencë. Të gjithë kanë respekt për trajnerin, ka shumë pankina në Seria A. Ka treguar vlera edhe në ekipin kombëtar, ka formuar një ekip shumë të mirë. Ëndrra ime është që të luaj në Botëror me Shqipërinë".

Në Rusi ende nuk ka rinisur kampionati dhe Roshi, së bashku me shokët e tij të skuadrës po e zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.



 
 

 

EMISIONET