"Më jep një litar të vras veten", djali qan para nënës se shokët i thonë xhuxh

"Më jep një litar të vras veten", djali qan para

Një nënë e mërzitur nga bullzmi ndaj fëmijës të saj ka  ndarë një video shqetësuese me djalin 9 vjeçar i cili i kërkon një litar për të vrarë veten pasi u ngacmua në shkollë për shkak të gjatësisë së tij. Ai është xhuxh dhe vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës.

Yarraka Bayles nga Brisbane, Australi, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë pasi ajo e morri nga shkolla të mërkurën dhe e ndau publikisht videon në Facebook.

I mituri, i cili ka llojin më të zakonshëm të xhuxhit, të quajtur achondroplasia, i tha nënës së tij: 'Më jep një litar, unë dua ta vras veten'.

Në videon shqetësuese, e cila është parë më shumë se tre milion herë, Quaden gjithashtu tha: 'Unë thjesht dua ta godas veten me zemër ... Dua që dikush të më vrasë'.

Që nga ndarja e videos, Znj Bayles është mbytur nga mesazhet mbështetëse nga miqtë dhe të huajt.


EMISIONET