"Më jep 20 mijë euro ose... ", arrestohen babë e bir nga Nikla e Krujës

"Më jep 20 mijë euro ose... ", arrestohen babë e bir

Babë e bir nga Nikla e Krujës janë arrestuar pasi akuzohen se nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20 000 €) shtetasit H.L. 64 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Shtetasit e ndaluar janë:
 Agim Çangu 46 vjeç, banues në Nikel, Krujë;

Gentian Çangu 19  vjeç, banues në Nikel, Krujë

"Shtetasit e ndaluar,  më datë 02.11.2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H.L" informoi sot policia e Durrësit duke shtuar se pas një punë të mirëfilltë hetimore është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor për këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 4 aparate celularë, 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike.

Gjithashtu kanë sekuestruar një armë gjahu (teke), kal. 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në bashkëpunim parashikuar,  nga nenet  109-b , 25 dhe 280 të Kodit Penal.

Operacioni i koduar ”Shtrëngimi” u krye nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit

EMISIONET