“Më akuzuan se puthja çdo mashkull në club” Mariza Ikonomi tregon si reagoi babai i saj kur pa foton

“Më akuzuan se puthja çdo mashkull në club” Mariza

Duke qenë se është në skenë prej disa dekadash, Mariza Ikonomi, njësoj si dhe shumë figura të tjera publike, është ndeshur herë pas here me thashetheme të ndryshme. Por në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Mariza tregoi disa momente të sikletshme gjatë ‘përballjes’ me këto thashetheme.

Ester Bylyku: Cili është thashethemi më epik ose i çuditshëm që ke dëgjuar për veten?

Mariza Ikonomi: Kam dëgjuar shumë thashetheme, jashtzakonisht shumë. Ka qenë njëherë ne kohën e gazetave dhe revistave një titull “Mariza puth të gjithë meshkujt në club.”

Unë i kisha të gjithë shokë, ç’është e vërteta dhe ishim puthur në faqe. Por mënyra si e kishin trajtuar shkrimin ishte pak e lodhshme. Aq më tepër që atëherë ishte koha e gazetave dhe sa u zgjova nga gjumi, babi kishte gazetën në dorë dhe më tha “Moj vajzë çfarë bën ti nëpër clube.” (qesh)

EMISIONET