Mbylli llogarinë e Donald Trump në Twitter, zbulohet punonjësi

Punonjësi i Twitter që i mbylli llogarinë presidentit të Amerikës, Donald Trump është në demaskuar.

Bahtiyar Duysak nga Gjermania punonte në skuadrën e Twitter Trust and Safety në zonën e San Franciskos dhe kishte vetëm 4 muaj në punë.

Llogaria e Trump u çaktivizua për 11 minuta në fillim të nëntorit dhe personi përgjegjës rezultoi 20-vjeçari.

Çaktivizimi i përkohshëm ishte një sinjal i fortë që Twitter, që ka nën shërbimin e saj politikanë, gjykatës dhe udhëheqësit e botës, nuk kishte marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur llogaritë e tyre.

Duysak tregoi në faqen e tij LinkedIn se ai ishte i punësuar përkohësisht në Twitter përmes shërbimit kontraktues Pro Unlimited, i cili ofron shërbime të personelit për dhjetra kompani të Silicon Valley për detyra si shqyrtimi i përmbajtjes.

Ai tha se incidenti filloi kur dikush regjistroi një ankesë për llogarinë e Trump në ditën e tij të fundit në selinë e Twitter në San Francisko dhe si anëtar i ekipit të Mbështetjes së Klientit ishte përgjegjës për trajtimin e tij.

"Unë nuk hacker i askujt, nuk bëra asgjë që nuk isha i autorizuar për të bërë. Dhe të gjithë mund të bëjnë gabime. Theksoj se nuk kam thyer asnjë rregull.”

Fillimisht nga Gjermania, Duysak ka master në fushën e bankave dhe të financave nga Universiteti i Birminghamit në Angli dhe mbaroi një program pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, East Bay, në Hayëard. Duysak ishte gjithashtu kreu i Shoqatës së Studentëve të Turqisë të Universitetit.

 

EMISIONET