Mbyllet greva e punonjësve në Poçem, kalojnë 3 paga nga 27 të prapambetura

Mbyllet greva e punonjësve në Poçem, kalojnë 3 paga nga 27

Punonjësit e Poçemit, pas 16 ditësh në grevë urie, i kanë dhënë fund asaj pasi kanë kaluar 3 paga në llogaritë e tyre.

Ndonëse ata kishin kërkuar të paktën kalimin e 7 pagave, nga 27 të prapambetura, duket se vuajtjet në grevë kanë bërë që t`i japin fund asaj edhe me kalimin e 3 pagave.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe ujësjellësit në Poçem u futën në grevë urie 16 ditë më parë, pasi rafineria nuk u kishte shlyer pagat e 27 muajve.

Ata fillimisht kërkuan kalimin e të gjitha pagave, por më pas kërkesa e tyre u reduktua në kalimin e 7 pagave dhe ndryshimin e pronësisë së ndërmarrjes së tyre, nga private në administrim publik.

Disa nga grevistët e mbyllën atë para kohe për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë më herët e mbyllën grevën e urisë dhe punëtorët e rafinerisë së ballshit, pasi u paguan për tre pagat e prapambetura.

EMISIONET