Mbushi "Audin" me karburant dhe pagoi me 100 euro false, arrestohet

Mbushi "Audin" me karburant dhe pagoi me 100 euro false, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi mbushi automjetin me karburant kundrejt pagesës me euro.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, 5 tetor, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë.

Drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant 'Audin' e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

"Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë".

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".

EMISIONET