Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë për Brexit

Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë

Mbretëria e Bashkuar nuk është e gatshme të shtyjë Brexitin, përtej afatit aktual 31 tetor. Kjo do t'i bëhet e ditur Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Takimi që do të zhvillohet ditën e sotme është i pari që kur Johnson mori detyrën e kryeministrit.

Burimet bëjnë të ditur se Johnson do të theksojë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje deri më 18 tetor, pas një samiti të rëndësishëm të BE. Por nëse kjo nuk është e mundur ai do të "refuzojë çdo vonesë të ofruar" dhe do të largohet pa marrëveshje.

Shefi i BE-së për negociatat Brexit, Michel Barnier do të marrë pjesë në takim në Luksemburg, ndërsa Johnson do të shoqërohet nga Sekretari i Brexit Steve Barclay dhe përfaqësuesi i Brexit, David Frost.

EMISIONET