Mblidhet komisioni i sigurisë, kërkohen fonde për SHÇBA-në

Mblidhet komisioni i sigurisë, kërkohen fonde për

Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në policinë e shtetit Met Rrumbullaku raporti me dyer të mbyllura para komisionit e sigurisë.

Gjatë mbledhjes pa praninë e medias, mësohet se janë evidentuar mangësitë që institucioni ka, mes të cilave edhe mungesa e infrastrukturës, e fondeve dhe e burimeve në njerëzore.

Para deputetëve, drejtori i SHÇBA-së ka kërkuar që për institucionin të jepet mbështetje më të madhe nga kuvendi për miratimin e një ligji për dhënie kompetencash, dhe zgjerimin e fondeve për të plotësuar infrastrukturën që mungon.

Një tjetër çështje e diskutuar në komision ishte dhe procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë që njihet dhe ndryshe si vettingu.

Nga drejtuesi i SHÇBA-së u kërkua që të rriten kapacitet njerëzore për vlerësimin e punonjësve të policisë. Ata theksuan nevojën që ky institucion të kryejë vlerësim të përhershëm të punonjësve të policisë, jo vetëm për periudhën kalimtare.

Në mbledhjen e Komisionit të sigurisë që u drejtua deputetja Ermonela Felaj, të pranishëm ishin përfaqësues të mazhorancës, ndërsa nga opozita ishte vetëm deputeti Myslym Murrizi.

EMISIONET