Armand Duka: Çdo klub të gjenerojë të ardhura për të mbijetuar

Armand Duka: Çdo klub të gjenerojë të ardhura për

Në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, prioritet i FSHF është që futbolli të mbajë veten financiarisht.

Në mbledhjen e asamblesë të FSHF, Presidenti Armand Duka tha i bëri thirrje të gjitha klubeve për të gjeneruar të ardhurat.

Armand Duka: Prioriteti madhor i yni gjatë kësaj periudhe do të jetë që futbolli të mbajë veten financiarisht. Të gjitha kriteret tona të licensimit dhe shumë iniciativave të tjera i shërbejnë realizimit të këtij qëllimi. Ne mendojmë që çdo klub apo skuadër futbolli  të gjenerojë të ardhura nga produkti dhe këto jo thjesht për të mbijetuar, por edhe për tu zhvilluar më tej. Për të ndihmuar klubet  dhe rritjen e tyre në këtë drejtim kemi shtuar asistencën tonë për të përgatitur burimet e tyre njerëzore.  

Duke marrë shkas nga disa pakënaqësi për mbështetjen financiare të FSHF, Duka kishte edhe një mesazh për të gjithë trajnerët dhe lojtarët.

Armand Duka: Do të dëshiroja të përsërisja një mesazh shumë të rëndësishëm: Ruajeni lojën, ruajeni shtëpinë tuaj të futbollit. Shqetësimet dhe hallet që kemi është mirë ti zgjidhim me qetësi brenda shtëpisë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve, specialistëve, por edhe e mediave sportive. Denigrimi dhe baltosja e padrejtë për interesa dhe inate  personale dëmtojnë futbollin dhe imazhin tonë. Bashkëpunimi, kritika dhe analiza na çojnë përpara.  I përmenda këto sepse shoh një tendencë të disave për të shpërthyer pas çdo veprimi, pa arsyetuar gjatë. Po marr shembull një trajner të cilit nuk i kishte mbërritur mbështetja financiare e federatës dhe ai menjëherë shpërtheu me akuzat: Turp, krim etj. Po ku është turpi, ku është krimi? Mund të ketë edhe gabime, edhe ngadalësim në arritje. Pse nuk komunikon më parë me institucionin duke treguar vlerat e futbollit dhe një institucioni të nderuar si FSHF.

EMISIONET