Falë mbledhjes së fondeve me titull "Campanha Ame Joao Miguel" kurat në Brazil për të voglin  Joao Miguel, 19 muajsh, i infektuar që nga lindja nga një sëmundje e rrallë neuromuskulore degjeneruese, mund të nisnin.

Por babai, 37 vjeçari Mateus Henrique Leroy Alves, në vend që të blinte dozat e ilaçit të nevojshëm për ta bërë vogëlushin të ndihej më mirë, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke shpenzuar 12 mijë eurot e para në drogë, alkool dhe prostitute.

Qëllimi ishte të hapte me pjesën e mbetur të shumës, një bordello në Salvador de Bahia, me këshillën e një të ashtuquajture ‘grua biznesmene’.

Por, babai ‘dorëlëshuar’ u arrestua dhe dhënia e donacioneve u pezullua.

Duket se 37 vjeçari ishte impenjuar shumë në rrjetet sociale dhe eventet e organizuara për mbledhjen e fondeve që do shkonin për djalin e tij të sëmurë.

Me të mbledhur shumën e mjaftueshme për të blerë tre dozat e para të ilaçit të nevojshëm për një terapi prej gjashtë të tillësh,  burri zhduket krejt papritur.

Një muaj më pas, u gjet dhe u arrestua nga policia në një hotel me pesë yje në Salvador de Bahia. Gjatë marrjes në pyetje pranon se:  "I shpenzova paratë në alkool, grad he drogë dhe më kërcënojnë shpërndarësit e drogës".

Sipas hetuesve, 37 vjeçari kishte planifikuar të hapte një bordello, me një grua të kësaj fushe dhe po tentonin të rekrutonin prostitute nga Belo Horizonte.

Mbledhja e fondeve u pezullua me faljen që kërkonte nëna e vogëlushit JoaoCosì në faqen e Facebook-ut, dedikuar fushatës për kurat e të birit.

Ajo shpreson në rinisjen e mbledhjes së fondeve, por kësaj here pa të shoqin që vetëm ‘baba’ nuk meriton të quhet.

/Ora News.tv/