Turma i vërsulet këngëtarëve, shembet skena e koncertit, shikoni videon

Turma i vërsulet këngëtarëve, shembet skena e koncertit,

Një festival muzikor në kryeqytetin pakistanez Islamabad u ndalua pasi qindra persona kishin blieta të rreme dhe u futën brenda ambienteve.

Solis Festival tha që njerëzit kishin shkelur barrikadat pasi iu mohua hyrja në koncert të shtunën, thanë organizatorët.

Shumë njerëz më pas u ngjitën në zonën VIP e cila u shemb si rezultat i mbipopullimit duke shkaktuar lëndime, shkruan BBC.

Dhjetra persona akuzuan Festivalin Solis për planifikim të dobët dhe menaxhim të sigurisë, duke kërkuar "përgjigje", por organizatorët thanë se kishin marrë masat paraprake të nevojshme.

"Ne kemi zgjedhur vendin dhe sigurinë tonë bazuar në numrin e biletave të shitura,  megjithatë kemi nënvlerësuar vëllimin e plotë të biletave të rreme të shitura në mënyrë të paligjshme," tha Solis në një deklaratë në Instagram.

"Ne jemi shumë të keqardhur që kjo përvojë u shkatërrua nga të tjerët. Ne nuk mund të rrezikonim sigurinë dhe duhej të ndalonim ngjarjen".

EMISIONET