Mbetjet në Durrës, Paloka: Rama dhe Veliaj i japin 100 mln euro inceneratorit të tyre në Sharrë

Mbetjet në Durrës, Paloka: Rama dhe Veliaj i japin 100 mln euro

Edhe pse vendi është virtualisht në një situatë emergjence shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19, rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane prej gati një jave dhe ajri është ndotur nga era e rëndë e plehrave.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të nënkryetarit të kësaj force politike Edi Paloka.

Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se katastrofa mjedisore në Durrës është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

Postimi i plotë

''Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

 · Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.

· Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.

· Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.

· Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi. 

Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend. 

Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet. 

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave. 

Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do t'i nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve. ''

Lexo edhe: Durrësi shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

EMISIONET