Mbetjet e fëmijëve gjenden në varrin masiv në Meksikë

Pantallona të vogla për fëmijë jo më të mëdhenj se 6 vjeç dhe sandale rozë të një foshnje janë gjetur në një varr masiv në Gjirin e Veracruz të Meksikës.

Autoritetet meksikane kanë gjetur mbetjet e fëmijëve së bashku me të rriturit në gropat e varrimeve të klandestinëve.

Sendet apo veshjet u gjetën pranë trupave ose  veçmas tyre.

Fotografitë e publikuara të premten nga Ministria e Brendshme tregojnë veshje të viktimave, duke përfshirë sende të shumta për fëmijë si: pantallona foshnjesh, sandale të ndritshme rozë për fëmijë dhe bluza të vogla me imazhe të Tinkerbell dhe Pokemon.

Një burim nga ekipi i hetimit konfirmoi se u gjetën gjatë javëve të fundit edhe fëmijë  mes 174 kafkave njerëzore në varret masive.

Gërmimi vazhdon ende dhe katalogu i fotografive do të përditësohet pasi janë gjetur rroba të tjera. Kjo është një nga varret më të mëdha në Meksikë.

EMISIONET