Ai ka një milion neurone elektronike, mbi 256 milion lidhje sinaptike artificial, përman 4,096 proçesora, një arkitekturë të aftë për të kryer detyra komplekse shumë shpejt dhe konsumon pak energji. Bëhet fjalë për çipin e ri njohës “TrueNorth”, i cili imiton trurin e njeriut dhe është projektuar nga IMB, ku detajet janë shpjeguar në studimin e publikuar në revistën Science. “Ky çip paraqet një arkitekturë të re”, shpjegon Dharmendra Modha, një bashkë-autor i studimit. Sipas studiuesve çipi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të përdoret në syze për ata të cilët kanë dëmtime në sy. Është çipi i parë më i madh në botë i realizuar ndonjëherë nga kompania deri më tani, me 5.4 miliardë transistorë dhe konsumon 70 miliwat të energjisë, shumë më pak energji se çipët tradicionalë. Ai u modelua dhe projektua pasi hulumtuesit ishin në gjëndje të përqëndroheshin në një mikroproçesor me madhësinë e një pulle postare të aftësive të trurit të njeriut dhe atij të superkompjuterit. Ndryshe nga proçesorët aktuale, të cilat funksionojnë në llogaritje të thjeshta matematikore bazuar mbi një arkitekturë të vjetruar, që daton prej vitit 1945, ky çip është projektuar për të imituar mënyrën se si truri i njeriut njeh modele, duke u mbështetur në rrjetet e transistorëve të dendur të ngjashëm me rrjetet neurone të njeriut. /o.b/oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

/Ora News.tv/