Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar me 60 aromatizues ajri

Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar

Një vajzë mbajti të vdekur nënën e saj në banesë për 6 javë, duke rrethuar kufomën që po kalbej në shtëpi me më shumë se 60 aromatizues ajri, tha policia.

Jo-Whitney Outland, 55 vjeç, thuhet se ka mbuluar trupin e Rosemary Outland me batanije në përpjekje për të zvogëluar kundërmimin e mishit të kalbur.

Departamenti i Policisë Bristol Virginia tha se oficerët u përballën me një erë dërrmuese në shtëpi të hënën.

Rosemari, 78 vjeç, nuk ishte parë prej ditësh dhe të afërmit u shqetësuan. Ditë më vonë, policia kontrolloi shtëpinë e Outland.

EMISIONET