Opozita i la sërish karriget bosh në Komisionin e Medias ku u diskutua buxheti i Ministrisë së Kulturës, por kritikat ndaj kësaj të fundit nuk munguan. Deputetët e mazhorancës i kërkuan ministres të mos i përqëndrojë investimet në Gjirokastër, aty ku është zgjedhur deputete, por t`i shpërndajë.

Fadil Nasufi: Në pikëpamjen e ballancimit të investimeve kapitale duhet të kemi parasysh prioritetet, sepse në fund të fundit edhe ne vemi në zonat tona dhe i referohemi të gjitha llojeve të investimeve.

Ndërhyrjet në Muzeun Kombëtar dhe Galerinë e Arteve janë pjesë e buxhetit.

"Gjithë sistemi i klimatizimit, lagështirës, temperaturës është krejt jashtë funksioni. Eshtë një serë e tmerrshme në verë dhe akull në dimër"  u shpreh Kumbaro

Fjalëpakë dhe modestë në kërkesa ishin akademikët. 

Vaso Tole kërkoi shpronësimin e Akademisë së Shkencave: "Salla e Akademisë së Shkencave, një nga sallat qëndrore të Tiranës për organizimin e eventeve, jo vetëm të Akademisë ka nevojë për disa ndërhyrje"

Ndërsa Instituti i Albanologjisë shtoi nevojën për më tepër zyra.

Mareglen Verli: Nga ata 80 proferosë gati 15 nuk kanë vend pune dhe çdo mëngjes me çantë në krah vrapojnë t'ia kalojnë pensionistëve të zënë ndonjë vend në bibliotekë sepse nuk ka zyra për ta"
 
Deputetët e mazhorancës shprehën mbështetje ndaj këtyre kërkesave dhe thanë se do ti referojnë ato në Komisionin e Ekonomisë ku edhe do të shqyrtohen.

/Ora News.tv/