Kryetari i shoqatës së Diabetit në Shqipëri, Florian Toti i ka kërkuar kryeministrit, Edi Rama që të mundësojë fishat falas për matjen e diabetit, për të gjithë personat e sëmurë nga diabeti.

Florian Toti, kryetar i shoqatës së Diabetit në Shqipëri: Është një hap i madh përpara pasi deri më sot nuk kishim fare të rimbursuara fijet për diabetin. Ky ëhstë një hap i parë, janë 1500 fëmijë që do të përfitojnë nga ky plus në trajtimin e tyre, por kuptohet që ka shumë diabetikë të tjerë të cilët janë mbi moshën 18-vjeç dhe që nuk përfitojnë.

Deklarata e Totit vjen një ditë pasi kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë bënë publik vendimin, për dhënien falas të fishave për matjen e diabetit për fëmijët.

100 mijë lekë në muaj i kushton çdo familje blerja e fishave të diabetit. Nga janari do të hyjë në fuqi me miratimin e buxhetit dhe listës së materialeve të rimbursueshme.

Nga pikëpamja e rimbursimit merret receta tek mjeku i familjes dhe familjet do të tërheqin fishat një herë në dy muaj, siç merren medikamentet e tjera.

Në Shqipëri çdo vit regjistrohen 3-5 mijë raste të reja të prekuritsh nga kjo sëmundje, ndërkohë që numri në total i tyre shkon në 75 mijë.

/Ora News.tv/