Mashtroi për efektin e ilaçeve, gjiganti farmaceutik gjobitet me 572 milionë dollarë

Mashtroi për efektin e ilaçeve, gjiganti farmaceutik gjobitet me 572

Një promovim i opioidëve qetësues që shkaktuan një epidemi varësie do të sjellin dëm serioz në financat e kompanisë "Johnson & Johnson".

Të hënën, një gjykatës i Oklahoma urdhëroi gjigantin farmaceutik që të paguajë 572 milionë dollarë për rolin e tij në krizën e varësisë ndaj opioidit.

Në gjykimin e tij, Thad Balkman tha se kompania është përgjegjëse për një nga epidemitë më të këqija shëndetësore në histori. Ai deklaroi se kriza e opioideve ka "shkatërruar" shtetin e Oklahoma.  Padia u bë nga avokati i përgjithshëm i Oklahomas, i cili argumentoi se kompania ka prodhuar sasi më të mëdha të qetësuesit të papërpunuar.

Në akuzat kundër J&J thuhet se kanë realizuar një "fushatë cinike dhe mashtruese" për të shitur opioidet si "ilaç magjik".

Kompania krijoi barna që supozohej të ishin qetësues kundër dhimbjeve: Nucynta dhe Duragesic, të shitura në mes 2000 dhe 2015.

Oklahoma është një nga dhjetëra shtetet që padisin prodhuesit e drogës opioide dhe ky rast është çështja e parë shtetërore që arrin të gjykojë.

Keqpërdorimi dhe varësia ndaj opioideve, përfshirë ilaçet kundër recetës, heroinën dhe opioidet sintetike siç është fentanili, quhen urgjencë e shëndetit publik .

Është vlerësuar se çdo ditë më shumë se 130 njerëz në Shtetet e Bashkuara vdesin prej mbidozës së opioideve.

EMISIONET