Një grua e shpallur në kërkim për mashtrim, është kapur nga policia e Durrësit.

Gjatë kësaj të hëne, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen nr.6, u bë arrestimi i E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

E reja akuzohet se ka mashtruar dy persona duke ju shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.

Ndaj të ndaluarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

/Ora News.tv/